MENU
klinika

E rëndë në Divjakë

Motorët përplasen kokë më kokë, vdes i riu

06.08.2019 - 09:40

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në fshatin Zharrec të Divajës, me pasojë vdekjen e një 21-vjeçari.

Raportohet se dy motoçikleta të tipit “Yamaha” janë përplasur “kokë më kokë” me njëra-tjetrën, në orët e vota të mbrëmjes së kaluar.

Për pasojë, ka humbur jetën i riu R. Sh, si dhe është plagosur 24-vjeçari E. M., i cili ndodhet në Spitalin e Lushnjes.

Ndërkohë, grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.