Tifozët e Romës janë irrituar jo pak sa i përket dëmtimit të Leonardo Spinazzolas, duke qenë se mbrojtësi ende pa futur këmbët mirë është dëmtuar dhe do të mungojë në ndeshjen e parë ndaj Genoas, por me rrezikun që ndalesa të tilla të përsëriten…
Spinazzola u ble nga Roma në shkëmbim me Luca Pellegrinin dhe para, por siç duket mund të përsëritet një tjetër rast Caldara-Milan, me mbrojtësin që u shkëmbye me Bonuçin dhe deri tani nuk është parë në fushë por po kalon vetëm kalvare.
Por, Roma kujton mirë edhe Patrik Schick, që pasi Juventusi po kryente vizitat, ndali gjithçka dhe tha se lojtari kishte probleme, duke ja lënë kështu verdhekuqve. Çeku është bërë lojtar shumë normal dhe jo një “big”, siç pritej.
“Na e futën siç ia futën Milanit me Caldara!” ishin komentet më së shumti të tifozëve verdhekuqë. “Kurrë mos bëj marrëveshje me Juventusin, sepse ata kurrë nuk të japin lojtar me vlera dhe prespektivë”…