MENU
klinika

US Open

Nadal avancon pa luajtur, fitojnë Zverev e Kyrgios

31.08.2019 - 15:10

Rafael Nadal avancon në raundin e tretë të US Open pa luajtur.

Rivali i tij, Thanasi Kokkinakis është tërhequr për shkak të një dëmtimi, duke ia bërë më të lehtë rrugëtimin në këtë turne tenistit spanjoll.

Nuk zhgënjen australiani Nick Kyrgios, që mundi 3-0 (6-4, 6-2, 6-4) francezin Antoine Hoang, duke avancuar në raundin e tretë.

Një biletë për më tej siguron edhe tenisti kroat Marin Cilic, që mundi 3-1 me përmbysje (4-6, 6-3, 7-5, 6-3) gjermanin Marcel Stebe, ndërsa Alexander Zverev fitoi me vështirësi 3-2 ndaj amerikanit Frances Tiafoe.

Fiton edhe zvicerani Stansislav Wawrinka, që mundi 3-1 francezi Jeremy Chardy, ndërsa rusi Daniil Medvedev eliminoi bolivianin Hugo Dellien, duke fituar 3-1.