MENU

Shkaku i vdekjes

Ndahet nga jeta regjisori Gjergj Xhuvani

14.08.2019 - 15:35

Ditën e sotme është ndarë nga jeta regjizori 56-vjeçar Gjergji Xhuvani, bashkëshorti i aktores Luiza Xhuvani.

Mësohet se regjizori ka ndërruar jetë si pasojë e një ataku kardiak në një spital në Romë ku ndodhej i shtruar prej disa kohësh.

Nga viti 1986 deri në 1990, Xhuvani punoi si asistent regjisor në shumë filma, dhe në 1991, drejtoi filmin e tij të parë të shkurtër Bardh e zi (1991).

Autori i skenarëve të filmave animues, ai botoi edhe dy romane ‘Varka e të varfërve’ dhe ‘Deri në orën 12’. Parrullat (2001) është filmi i tij i dytë me metrazh të gjatë.

Këtë vit pritej dhe premiera e filmit të tij të ri ‘Liqeni im’.