09.08.2019 - 17:30
Xherdan Shaqiri është rikthyer të stërvitet me intensitet të plotë, pasi erdhi nga pushimet i dëmtuar dhe u desh ta fillojë stërvitjen më vonë se shokët e skuadrës.
Gjithsesi klasi në këmbët e “xhindit” nuk ka munguar kurrë.
That nutmeg, @XS_11official ? pic.twitter.com/UlkW1pLn52
— Liverpool FC (@LFC) 8 August 2019
Këtë e tregoi edhe në seancën stërvitore të ditës së enjte, teksa la në vend mbrojtësin Joe Gomez, duke ia kaluar topin mes këmbëve me një lëvizje magjike.
Mesfushori kosovar ishte alternativa e parë e Klopp në stolin e “The Reds” sezonin e kaluar, ndaj dhe trajneri gjerman refuzoi dje një ofertë faraonike nga Monaco.