MENU
klinika

Sporti në zi

Ngjarje e rëndë, atletja gjendet e vdekur në anë të rrugës!

22.08.2019 - 18:51

Bota e sportit është tronditur ditën e sotme teksa ka marrë lajmin se 25-vjeçarja Margarita Plavunova është gjendur e pajetë.

Trupin e pajetë të atletes së njohur ruse e kanë gjetur disa kalimtarë të rastit në Morshanski, qytet në Oblastin e Tamblovit.

Plavunova gjendej e shtrirë në anë të rrugës në një zonë të blertë.

Atletja ruse, që njëkohësisht ishte dhe një modele, po kryente përgatitjet për garat e ardhshme kombëtare në Rusi.

Sipas trajneres së saj, Elena Melnikova, Margarita ka vdekur pas një ataku kardiak teksa po kryente stërvitjen ditore.