19.08.2019 - 11:17
Ashtu sikurse ishte paralajmëruar ka nisur protesta e mbështetësve të Partisë Demokratike në Shkodër.
Kjo protestë kundërshton konstituimin e Këshillit të Ri Bashkiak.
Demokratët do të bëjnë një marshim protestë drejt vendit ku pritet të bëhet konstituimi. Më herët u ndryshua edhe vendi ku do të zhvillohej konstituimi, i cili ishte lajmëruar të mbahej tek Rektorati i universitetit ‘Luigj Gurakuqi’, në orën 10:00.
Ndërkohë, tashmë është shtyrë për në orën 11:00 dhe do të mbahet tek Biblioteka e universitetit.
Demokratët kanë njoftuar zhvillimin e një proteste paqësore, ndërsa ka prezencë të forcave të policisë.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Protesta e studentëve
Gjirokastra i bashkohet protestës për herë të parë
Përplaset me policinë