26.08.2019 - 16:15
Vazhdon të jetë problematike situata me zjarret në vendin tonë. Zjaret vazhdojnë të jenë të përhapura në rrethet veriore e jugore të Shqipërisë.
Në Krujë, i është vënë zjarri pyjeve në zonën mes Borizanës dhe Piçrragës. Zjarri është favorizuar edhe nga thatësira dhe era.
Si pasojë e flakëve të zjarrit, janë djegur disa hektarë pije me pisha.
Dje, një tjetër zjarr trazoi Krujën. Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha është përfshirë nga flakët.
Zjarri ka rënë pranë fabrikës së vjetër të çimentos.
Zjarri rrezoi linjën e tensionit të lartë Shqipëri – Kroaci. Flakët u dyshuan se janë vendosur rastësisht.