17.08.2019 - 14:42
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Plazhin e Spillesë, në Kavajë.
Një 32-vjeçar është nxjerrë nga uji në gjendje të rëndë, ndërsa ka ndërruar jetë rrugës për në spital.
Sipas policisë, viktimë ka mbetur i riu J. XH., banues në fshatin Luz i Madh të Rrogozhinës.Rreth orës 12.00, në plazhin e Spillesë është nxjerrë nga uji në gjëndje të rëndë shtetasi J. XH.,32 vjeç banues në fshatin Luz i Madh, bashkia Rrogozhinë.
Shtetasit J.Xh, i është dhënë ndihma e parë dhe është transportuar menjëherë në drejtim të spitalit me autoambulancë por gjatë rrugës për në spital ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.