MENU
klinika

Çajupi në gjurm' të Gjolekës

“O Labëri sa të dua/ Pyjet e kodrat e tua”

13.08.2019 - 10:56

“Grykë e Kuçit kush ka shkuar/ dhe gjaku si ka qëndruar/ udhëtari nga të vejë/ mal këtej e mal andej”. Vargjet e poetit të madh, për terrenin e Labërisë. Lebërit që takoi gjatë rrugës këndonin këngë dhe thurnin legjenda – shkruan, Gëzim Llojdia.

 

 

 

 

“Çajupi, kur kthehej nga Misiri e nxorën gjemitë në bregdet. U fut në va. Ujërat që shushuritnin. Si në të gjithë botën. Burojnë në lindje. Derdhen në perëndim. Ai lumi që gjarpëronte ishte Shushica. E mbushin dhjetëra përrenjtë. Përroi i thatë, ujëmbledhësi Bogonicës. Përrenjtë e Pajameut dhe Zelishtës. I qepi sytë Shkagës. Gurë. 600 m lartësi. Shqopë, koçimare, frashër dhe përrallë. Buronjat ishin poshtë. I shkrepi në mëndje; këtu ku kaloj unë ka shkuar edhe Gjon Leka. Shkreptima që i përshkroi krejt hapësirën trunore. Mbledhur lëngu qelqor. Poezi më vete. U fut në grykën e Shurrit. Zallishtet, tingëlloni si qelqe. Gurrë thirrej asaj ane stërrall. Shtrati i tharë deri në rrënjë. Kroi i Kasëmit më sipër. Pyjet me bredh. Lis,qiparis, panjë, ilqe. Hija në mes të ditës. Magjia e natës. Perëndit, për Andon Zakon flinin atje. Ndërsa lebërit që poqi udhës këndonin këngë dhe thurnin legjenda. Legjenda e parë. Atje ku prisnin kuajt. Fliste për Gjon Lekën. Zogjtë ikin pyjeve me vërtik. Flutura gjithandej. Çfarë yje germash gjenden në telajo të krahëfluturave ? C’nokturn! Hieroglifë, simbole të lindjes. Fluturat ku rrojnë? Pothuajse gjithkund. Te lugu i murrmë. Kam ndjerë shpirtra,që notojnë në erë. Flasin gojët: ato janë shpirtra. Shpirtra, që presin në vendroje. Te këmbët e urës me diell. Shpirtra, që mërijnë. Dielli në Shurr pjek bukën në zall”.

 

 

 

 

Andon Zakoja shkroi si fillim këto mbresa. Poezia e Andon Zakos është përjetim ndjenjash. Ndenja që burojnë për Labërinë. Është mallëngjyes edhe me kuptim ky vargëzim: “O Labëri sa të dua/ Pyjet e kodrat e tua/ Ato gryka,ato male”.

Si do të përktheja këtë vargëzim të Andon Zakos: Vargmali: një krahëqafosje. Përbërës: Balta, bimësi, humusi, shkëmbinj, magma. Ku dhe zogu shkon ngadalë.

Shikoni, çfarë thotë Andon Zakoja, ai ngrin edhe pozicionet në hapësirë të zogjve të qiellit kur thotë: “Ku dhe zogu shkon ngadalë…/ Shkëmbinj dhe shpella si thikë/ Që ti shikosh i ke frik”!

Ah, Andon Zakoja! Qëkur shkove në Zarrel, pe ujërat që rridhnin. Shpella të shumta. Hyrje mbuluar nga ferishtet. Malet ruajnë hijen e tyre. Frika e mugëtirës është e rëndë. Mistere. Enigma të fshira. Kokëçveshur male, vargmale fustanellash. Lugje midis, për të thyer rutinën. Fytyrë bulçizbuluar, e dëborë mbuluar. Ishte verë kur kthehej Andon Zakoja apo vjeshtë sepse dimrit, Shurri nuk shkohet. Duhet va për të shkuar deri në Lëpushë. Mirëpo, vahet gjithmonë i ka shkatërruar ujërat, që mbledh gryka e Shurre. Ajo grykë fle verës. Dimrit i gërryejnë shirat.

Kur kam qenë nxënës në shkollën e Kuçit, gjeta një historik të fshatit të Kuçit që fliste për Gjon Lekën. Historiku ishte i shtypur në ndonjë shtypshkronjë të viteve 1970 dhe përbëhej nga shumë fletë formati A4. Gjumi dumicë aty m’u shprish. Historiku përmbante të dhëna për Kuçin dhe kuçiotët. Ky historik iu ishte dhënë banorëve të fshatit Kuç dhe shumica e ruajtën atë dokument, deri pas viteve 1990.

 

 

 

 

Udha-vërshimi i historikut ishte i ndërtuar me fakte që përbëjnë interes. Aty përshkruhej edhe poezia e Andon Zakos. Kjo poezi fillonte pikërisht tek ky varg:Grykë e Kuçit kush ka shkuar/ dhe gjaku si ka qëndruar/ udhëtari nga të vejë/ mal këtej e mal andej/ në mes një lumë i harbuar/ vërtitet duke gulçuar/ në këtë grykë të shkretë/ U vranë dymijë vetë/ po Gjon Lekën nuk e dinë/çi pret në grykë të vijnë/ O burra shqiptarë/ Thirri Gjon Leka me pallë/ turku kërkon të na marrë/ po këtu tu bëjmë varrë/kur dëgjuan këto fjalë/ Nuk mbeti lab pa dalë/ treqind lebër qimeverdhë/ te grykë e Kuçit u derdhë.., Këtë varg , e shpura disa herë në gazetë. Kjo ishte njohja ime me Gjonlekën. Kur shkoje në Kuç, sapo lija pas Kallaratin dhe posta e Kuçit shkonte nën një shkëmb tek rezervat e Kallarate, në kujtesë sillej ai vargëzim i Andon Zakos: … Grykë e Kuçit kush ka shkuar/ Një grykë që frigonte dhe vetë trimat/ Çajupi, kur krijoi këtë poemë, për Kuçin dhe Labërinë pati dy inspirime”.

 

 

 

 

Të udhëtosh në drejtimin Kuç–Gusmar rreth 15 kilometra, apo Gjirokastër, është një udhë nëpërmjet luginës së bardhë. Nëpër shurr të Kuçe. Lugina e zallit. Zejet e bardhë dhe krejt traseja e kësaj udhe është shtrati i tharë i lumit në verë. Dhe i mbuluar nga ujërat e rrëmbyeshëm në dimër. E gjithë kjo grykë ngryste, gdhihet nga bardhësia e gurëve. E gjithë kjo grykë në verë kapërcehet lehtë. Duke u hedhur në disa vahe. Në këtë stinë, dëgjohet vetëm zhurma e zejeve nën këmbët e tua. Një krua me emrin kroi i Kasëmit, diku në mes të udhës që shkon për në qafë të Gomares apo të ngjitesh të përpjetën e Gusmarit për të dalë tek liqeni. Çajupi ka ardhur nga udha e sipërme. Kur është futur në këtë gryke, befasi merr udhët vet. Historia e trimit Gjolekë është e lidhur me kryengritjen anti-osmane të viteve 1847. Duhet të kemi në epiqendër të vëmendjes edhe krishterimin si zonë ku përfshihej edhe Kuçi. Gjurmët e kalasë i gjen përmbi disa tarraca.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kur bëre derr' dhe arinë

Ç’deshe që bëre Turqinë


U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit