MENU
klinika

Klopp merr vendimin për kosovarin

Ofertë faraonike nga Franca për Shaqirin!

08.08.2019 - 17:13

Xherdan Shaqiri mund të ndryshojë ambient pak orë para fillimit të sezonit të ri të Premier League!

Sipas gazetës zvicerane “Blick.ch”,  sulmuesi anësor i kampionit evropian mund të transferohet te skuadra franceze e Monacos.

Kjo e fundit thuhet se ka ofruar 12 milionë euro për 27-vjeçarin, i cili kohët e fundit u rikthye pas një lëndimi që e mbajti jashtë fushave të blerta për disa muaj.

Shaqiri deri më tani ka pasur 26 paraqitje për Liverpoolin dhe ka shënuar 4 gola në të gjitha garat.

Edhe pse duket shumë e vështirë, për të mos thënë e pamundur, që Jurgen Klopp të lërë të lirë shqiptarin, pasi është një ndër më të aktivizuar si zgjedhje e dytë gjatë një ndeshje.

Veç kësaj, “The Reds” nuk kanë kohë për një zëvendësues, pasi merkato mbyll në orën 18:00.