MENU
klinika

Radhë kilometrike makinash

“Paralizohet” pika kalimit kufitar në Kakavijë

18.08.2019 - 10:28

Kthimi i emigrantëve shqiptarë në Greqi ka shënuar fluks automjetesh në pikën e kalimit kufitar në Kakavijë.

Rreth 1 km është radha në këtë pikë kufitare në Gjirokastër. Përveç se në dalje, radhë ka edhe në hyrje të doganës shqiptare.

makina-konica.al
makina-konica.al

Pasi kanë kaluar pushimet në atdhe, emigrantët kanë nisur të kthehen në vendet ku jetojnë.

Tradicionalisht emigrantët zgjedhin 15 ditëshin e parë të gushtit për të kaluar pushimet në atdhe.

Gjatë ditës së djeshme, në këtë pikë kufitare kanë “përpunuar” 13480 shtetas, 5852 në hyrje dhe 7624 në dalje.