MENU
klinika

Ç'pritet të ndodhë

Parashikimi i frikshëm: Një vjeshtë e tmerrshme e pret Ballkanin

20.08.2019 - 09:07

Ballkanin e pret një vjeshtë me reshje të dendura shiu dhe përmbytje të mëdha. Ky është raportimi i fundit i bërë nga shërbimi meteorologjik “AccuWeather”.

Ndër të tjera thuhet se stuhitë e forta, reshjet e dendura të shiut dhe rrëshqitjet e dheut do të jenë karakteristikat e motit gjatë vjeshtës.

“AccuWeather” thekson se më së shumti reshje do të ketë në tetor dhe nëntor, dhe temperaturat pritet të qëndrojnë afër ose pak më të ulëta se zakonisht për këtë kohë të vitit.

Gjithashtu ‘AccuWeather’ njofton mundësinë e depërtimit të ajrit të ftohtë nga lindja dhe veriu në fund të vjeshtës, i cili do të sjellë më shumë borë nga Hungaria dhe Rumania në Ballkan.

“Shpesh moti i paqëndrueshëm do të ketë një ndikim negativ në bujqësi dhe aktivitete në natyrë në rajon”, ka thënë meteorologu Taylor Royce.