Aktori dhe producenti i njohur, Ermal Mamaqi, do të sjellë shumë shpejt filmin e tij më të ri, i cili do të titullohet “I love “Tropoja”.
Në postimet e tij në rrjete sociale, ai ka ndarë vazhdimisht momente gjatë xhirimeve të filmit, duke zbuluar herë pas here edhe emrat e personazheve që do të jenë pjesë e kastit.
Së fundmi, në profilin e tij në Instagram, Ermali ndau me ndjekësit një foto të aktores së mirënjohur shqiptare, Pranvera Veizit.
Ai ka njoftuar se Pranvera do të jetë pjesë e kastit të “I love Tropoja”, pas 30 vitesh mungesë në ekranin shqiptar.
“Rikthehet mbas 30 Vite mungesë në Kinematografi, Vera Veizi.”-shkruan aktori në postim.
View this post on Instagram
Rikthehet mbas 30 Vite mungese në Kinematografi, Vera Veizi. I ❤Tropoja.
Aktorja jeton prej vitesh në SHBA, mirëpo është rikthyer në atdhe vetëm për rolin në filmin e ri të Mamaqit.
Kujtojmë se Pranvera ka marrë pjesë në filmat e njohur si “Pushime në Romë”, “Kur hapen dyert e jetës”, “Eja”, “Nxënësit e klasës sime”, etj.