MENU
klinika

Reagojnë artistët!

Pas kaq shumë zënkash, Ledri dhe Stresi bëjnë paqe

10.08.2019 - 13:50

Pak më parë Stresi na ka habitur të gjithëve me një foto që ka publikuar në Instagram.

Ai është shfaqur krahë Ledri Vulës në prapaskenat e një koncerti duke lënë të kuptohet se pas shumë kohësh me konflikte, raporti mes tyre është përmirësuar.

Krahas fotos Stresi ka shprehur edhe admirimin që ka për Ledrin.

“Ngjiren pas vetes, e tranojmë krejt qytetin, i madhi Ledri Vula”,-shkruan Stresi.

Konflikti mes tyre ka nisur vite më parë pasi Ledri u shkëput nga grupi i njohur Babastars.

Fotoja është shoqëruar me qindra komente dhe shumica e tyre përgëzojnë reperët që më në fund kanë gjetur gjuhën e përbashkët.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Zbuloni moshën e tij!

Ledri Vula feston ditëlindjen!

E tha me gojën e tij...

Ledri Vula do që të bëhet baba…