MENU
klinika

Për kë bëhet fjalë?

PD “fundos” një tjetër kryebashkiak: I arrestuar në Greqi!

22.08.2019 - 10:30

Pas Valdrin Pjetrit, Partia Demokratike ka shënjestruar një tjetër kryebashkiak të majtë.

Bëhet fjalë për kryebashkiakun e Vorës, Agim Kajmaku, për të cilin PD i ka kërkuar Prokurorisë verifikim. Sipas opozitës, Kajmaku ka qenë i arrestuar në Greqi dhe nuk ka udhëtuar për 12 vite me radhë drejt vendit fqinj.

Agim Kajmaku është subjekt i Ligjit të Dekriminalizimit dhe nuk mund të ushtrojë funksion publik. Agim Kajmaku ka qenë i arrestuar në Greqi. Kajmaku është dënuar e dëbuar nga autoritetet greke. Për 12 vjet me radhë, Kajmaku nuk ka udhëtuar në Greqi.

Ai ka jetuar në Greqi disa vjet me një emër tjetër. Kajmaku ka deklaruar në formular se ka jetuar 5 vite në Greqi. Nga 2004-2016, sipas TIMS, Kajmaku s’ka udhëtuar drejt Greqisë. Ky fakt përbën indicie për saktësinë e të dhënave të bëra publike”, thuhet në kërkesën e PD, firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm, Gazmend Bardhi.

Njësoj si në rastin e Valdrin Pjetrit, PD e ka shoqëruar kërkesën e saj me 500 firma qytetarësh.

Nisur nga interesi i lartë publik që paraqet kjo çështje, Partia Demokratike e Shqipërisë pret një verifikim dhe reagim institucional të shpejtë nga ana e Prokurorisë së Përgjithshme, me synimin që të arrihet qëllimin primar që ka ligji i dekriminalizimit. Konkretisht, qëllimi i ligjit është të garantojë besimin e publikut në funksionimin e organeve të zgjedhura shtetërore, nëpërmjet pengimit të zgjedhjes ose emërimit në to të personave, të cilët janë dënuar për kryerjen të krimeve”, thuhet më tej në kërkesën PD.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Një kriminel më pak në politikë

Dorëheqja e Valdrin Pjetrit, reagon Basha