MENU
klinika

Reagimi

Traktet/ Pjetri: Qentë le të lehin, karvani ecën perpara!

12.08.2019 - 14:12

PD vijon sulmet kundër kryebashkiakut të Shkodrës, Valdrin Pjetri i cili do të betohet në 21 gusht për mandatin e katër viteve të ardhshme në krye të kësaj bashkie, e cila njihet si bastion historik i të djathtëve.

Aktivistë të djathtë kanë shpërndarë ditën e sotme disa trakte nëpër qytet ku shkruhet ‘Narko Valdrini Jashtë Bashkisë’.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe vetë Valdrin Pjetri. Me anë të një shkrimi në rrjetet sociale, Pjetri shkruan se këto trakte që janë shpërndarë nga katër pesë persona nuk përfaqësojnë interesat e qytetarëve shkodranë dhe as interesat e demokratëve të ndershëm.

Ai shprehet se me anë të këtij akti po tentohet të largohet vëmendja nga abuzimet shumë-vjeçare të bëra në Bashkinë Shkodër.

  • Reagimi i plotë i Valdrin Pjetrit

Traktet e shpërndara natën nëpër Shkodër, organizuar nga 4-5 persona, nuk përfaqësojnë interesat e qytetarëve shkodranë dhe as interesat e demokratëve të ndershëm shkodranë.

Thjesht duan të largojnë vëmendjen nga abuzimet shumë vjeçare të bëra në Bashkinë Shkodër, dhe nuk e ndryshojnë dot faktin se pas një jave ky abuzim do përfundojë njëherë e mirë.

Valdrin Pjetri nuk është e keqja e Shkodrës. Nuk është ai që ka abuzuar dhe ka shpërdoruar pafund fonde publike. Valdrin Pjetri nuk është shkaktar i gjendjes së mjerueshme, ku gjendet qyteti i Shkodrës sot.

Në pak muaj të gjithë banorët e Shkodrës do shikojnë realitetin ndryshe, të një qyteti që do administrohet dhe menaxhohet me përkushtim dhe devotshmëri.

Qentë le të lehin, karvani ecën perpara.

Ditë më të mira do vijnë për Shkodrën dhe banorët e saj.

GJKKO e dënoi me 1.6 vite burg për dëmin 234 milionë lekë

Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i PS

Fermeri nga Shkodra: S'ka nevojë që të dal në treg!

“Kam shitur 24 ton qepë vetëm përmes Facebook”

EMRAT/ Arrestohet 38-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori

Zbulohen sera me kanabis në Velipojë, mbi 37 mijë fidanë

Shumëllojshmëri të jashtëzakonshme peizazhesh

“Viajeros”: 14 vendet e mahnitshme në Shqipëri

Aktiviteti i djalit të 62-vjeçares! Dëshmia e tij

Tritoli në Shkodër ishte paralajmërim! Pista e hetimit