MENU
klinika

Lamtumirë, Fatos Baxhaku...

Pena e mprehtë kritike e tranzicionit shqiptar

16.08.2019 - 16:53

 Ditën e sotme ka ndërruar jetë Fatos Baxhaku, një nga pionierët e shtypit të pavarur, prej fillimit të viteve ’90-të. Baxhaku është autori i njohur i reportazheve të shkruara dhe televizive, studiues i historisë – një penë e mprehtë kritike e tranzicionit shqiptar.

Fatos Baxhaku ka lindur në Tiranë, më 9 janar të vitit 1964. Shkollimin e parë e kreu në shkollat asokohe 8-vjeçare, “Emin Duraku” dhe “20-Vjetori”, (sot “Dora D’Istria”). Shkollimin e mesëm e kreu në gjimnazin “Ismail Qemali”.

 

 

 

Përgjatë viteve 1982-1986, ai studioi në Unversitetin e Tiranës, në fakultetin e Histori-Filologjisë, ku u diplomua në degën e historisë. Nga 1986-1992, Baxhaku punoi pranë Institutit të Historisë së Akademisë së Shkencave. Nga 1993 e deri ne 1998, ai ishte bashkethemelues, kryeredaktor dhe gazetar në “Gazet Shqiptare”.

Në periudhën 1998-1999, ishte kryeredaktor i parë i lajmeve në televizionin “Klan”. Në 1999-2000, kryeredaktor i revisës së përjavshme “XXL”. Nga 2001 deri në 2005, ishte kryeredaktor dhe gazetar në televizionin “Vizion Plus”. Në vitet 2006-2015, ishte kryeredaktor dhe gazetar në të përditshmen “Shqip”, ndërsa nga 2015-ta gazetar në profesion të lirë.

 

 

 

 

Fatos Baxhaku është autor ose bashkautor i serialeve me reportazhe: “Tunel” (Vizion Plus), “Rrugëtim” (Top Channel), “Shtëpia e vjetër” (Digitalb), si edhe i shumë dokumentareve televizive.

Ka qenë disa herë pedagog i jashtëm i gazetarisë, në universitetet e Elbasanit dhe Tiranës. Po ashtu, Baxhaku ka qenë anëtar i Komitetit Shqiptar të Helsinkit, si dhe bashkëpunëtor në shumë projekte trajnimi me fondacionet: Soros, USAID, Instituti Shqiptar i Medias, OSBE.

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit