MENU
klinika

"Parazitë, hipokritë dhe smirëzinj"

“Për ata që s’dinë ç’janë PPT”, Rama publikon videon nga Rruga e Arbrit

31.08.2019 - 11:45

Gjatë ditës së sotme, kryeministri Rama ka postuar në faqen e tij në Facebook një video me shtrirjen e gjurmës së Rrugës së Arbrit.

Bashkangjitur postimit, kreu i qeverisë ka shpërndarë edhe një mesazh të fortë për të gjithë ata, të cilët sipas tij nuk dijnë se çfarë janë PPP-të.

Postimi i Ramës:

VIJON… shtrirja e gjurmës së Rrugës së Arbërit, përgjatë të cilës do të shpaloset jo vetëm për dibranët, po për të gjithë shqiptarët dhe flukset e turistëve që kjo rrugë do të tërheqë drejt mrekullive natyrore të Dibrës, një tjetër pjesë e panjohur e trupit të mahnitshëm të Shqipërisë që duam☀️??


Rruga e Arbërit është një vepër inxhinierike komplekse, e cila po bëhet realitet pas dhjetra e dhjetra vitesh pritje e premtime, falë një Partneriteti Publik Privat, ku kompania investon kapital privat për realizimin e saj, BRENDA VITIT 2021, ndërsa shteti e shlyen kompaninë, BRENDA VITIT 2031?

(Ata që nuk dinë ç’janë PPP-të dhe hutohen e çoroditen nga gojët e shthurrura të politikanëve e komentatorëve parazitë, hipokritë e cmirëzinj, ja ku e kanë një shembull të thjeshtë?:

Atë që shteti mund ta bënte për 13 vjet (sepse ka edhe shume e shumë gjëra të tjera për të bërë dhe s’’mund t’i hedhë tërë ato fonde në gjë të vetme), investimi i kapitalit privat e bën për 3 vjet, në marrëveshje me shtetin, që garanton shlyerjen e investimit?

"E ëma e Kastriotit shkoi në Greqi një javë më parë, sa vajti ajo…"

Misteri rreth vrasjes së Alba Cenkos! Flasin fqinjët e çiftit

Pritet të zbardhen skemat dhe krimet e bandave kriminale, mes tyre dhe shqiptarë

Përgjimet në “Sky ECC”/ EUROPOL i dorëzon Greqisë 4500 dosje!

Kreu i PD-së: Do të jetë dita e mosbindjes civile më të fuqishme!

Sali Berisha zbulon datën e protestës së radhës!