MENU
klinika

Kush është kandidatja favorite në Kosovë?

Për herë të parë një kryeministre shqiptare në krye të qeverisë

26.08.2019 - 09:51

Për herë të parë në historinë shqiptare, Kosova mund të japë shembullin ku një grua të zgjidhet kryeministre.

Sipas mediave në Prishtinë, Vjosa Osmani mbetet kandidatura më e fortë ndër radhët e LDK-së.

Osmani është nga Mitrovica dhe militante e fortë për mbrojtjen e territorit të Kosovës. Flet shkëlqyer gjuhë të huaja si anglisht, turqisht, spanjisht dhe serbisht.

Studimet themelore i përfundoi në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, ndërsa studimet master dhe doktoraturën e përfundoi në Universitetin e Pitsburgut, në SHBA, ku u dallua në mesin e qindra studentëve ndërkombëtarë. Përgjatë të gjitha fazave të studimit, ajo ishte bursiste. Si profesoreshë universiteti, në Kosovë ajo ligjëron lëndë nga fusha e së Drejtës Ndërkombëtare, ndërkaq në Amerikë ligjëron lëndën “Shtet-ndërtimi dhe e Drejta: Përvoja e Kosovës”.

Aktualisht është kryetare e Komisionit për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike. Më herët ka shërbyer si Kryetare e Komisionit për Integrime Evropiane dhe nënkryetare e Komisionit për Reforma Kushtetuese në Kosovë.

Kujtojmë se Kosova po shkon në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Të gjitha partitë janë fokusuar të fushata, te koalicionet parazgjedhore dhe te kandidat për kryeministër.