MENU
klinika

Zbulohen shifrat e transferimit

Perisic i thotë “Po” Bayernit

10.08.2019 - 21:27

Ivan Perisic do ta vazhdojë karrierën te Bayern Munich.

Anësori kroat ka pranuar t’i bashkohet ish-trajnerit të tij në kombëtaren kroate Niko Kovac te kampionët e Gjermanisë dhe mund të konsiderohet pasuesi i Franck Ribery në krahun e majtë të sulmit të bavarezëve.

Pasi u mendua për disa orë, Perisic vendosi t’i thotë po Bayernit që e përqëndroi vëmendjen nga nënkampioni i botës pas dështimit të tratativave me Leroy Sane për shkak të dëmtimit të rëndë që pësoi talenti i kombëtares gjermane.

Akordi mes Interit dhe Bayernit për Perisic është arritur për një huazim 1-vjeçar për 5 milionë euro, me të drejtë blerjeje për 20 milionë euro verën e ardhshme.

Për Perisic bëhet fjalë për një rikthim në Bundesliga pasi më parë ka mbajtur veshur fanellën e Dortmundit dhe atë të Wolfsburgut.

Pikërisht për të mbyllur sa më shpejt transferimin e 30-vjeçarit te Bayerni, Antonio Conte i cili e nxorri jashtë planeve të tij kroatin nuk e ka grumbulluar për sfidën e kësaj të shtune për trofeun Naranja që Interi do ta luajë në Mestalla ndaj Valencias vendase.