MENU

4 të plagosur

Përplasen tre mjete në aksin Librazhd-Elbasan

15.08.2019 - 17:11

Tri automjete janë përfshirë në një aksident në aksin rrugor Librazhd-Elbasan. Aksidenti sipas burimeve nga vendngjarja ka ndodhur rreth orës -15.45 në Mirakë, ndërsa kjo shkaktoi trafik të rënduar.

Si pasojë e aksidentit të paktën katër persona kanë mbetur të plagosur. Në vendin e aksidentit kanë mbërritur dy autoambulanca të spitalit të Librazhdit, të cilat po transportojnë të plagosurit për në urgjencë për t’ju dhënë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Nuk janë të qarta rrethanat dhe shkaqet e këtij aksidenti ,ndërsa policia ndodhet në vendngjarje.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN