31.08.2019 - 22:10
Drejtori i policisë së Fierit Andon Marku ka sqaruar ngjarjen e ndodhur në urgjencën e spitalit të Fierit.
Ai deklaron se personat që kanë qenë pjesë e sherrit janë identifikuar, ndërsa thotë se atentatori i cili ka qenë pjesë e një sherri i ka marrë armën policit duke qëlluar me armë mbi personat e tjerë.
“Personat që kanë qenë pjesë e sherrit janë identifikuar. I ka marrë armën policit dhe ka qëlluar ndaj dy personave që kanë pasur konflikt më parë. Janë shoqëruar në polici dy persona dhe po punohet për kapjen e dy të tjerëve. Kjo ngjarje po hetohet.”, ka deklaruar drejtori i policisë së Fierit.