MENU
klinika

Aksioni i policisë

‘Plazhi i lirë’, rradhën e ka Shëngjini dhe Velipoja

10.08.2019 - 10:18

Policia ka vijuar operacionin “Plazh i lirë” në Shëngjin e Velipojë ku janë liruar 10500 metër katrorë plazh i zaptuar.

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e posaçëm të masave “Për parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e informalitetit, evazionit fiskal në turizëm, ndërtim, hidrokarbure, mallra të akcizës dhe krimeve të tjera mjedisore, shërbimet policore të Komisariatit të Policisë Lezhë në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, kanë ushtruar kontrolle në subjekte që ushtrojnë aktivitet biznesi në zonën e bregdetit në plazh, në Kune, Shëngjin.

Si rezultat, janë konstatuar 5 subjekte që ushtronin aktivitet të kundërligjshëm në shfrytëzimin e hapësirës publike, pa paguar detyrimet financiare, si dhe pa u pajisur me kontratë qiraje për përdorim nga Bashkia Lezhë. Në përfundim të veprimeve hetimore, janë proceduar penalisht shtetasit N.K., Sh.L., E.L., L.K., dhe M.T., për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagim i taksave”.