Prangosen 19 persona për “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe 7 të tjerë janë shpallur në kërkim në kuadër të mega operacionit policor antikanabis i koduar “Malësia e Krujës”.
Policia bën me dije se “nga tërësia e veprimeve hetimore e procedurale ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kultivuar bimë narkotike në zonën e pyllëzuar të fshatrave Shkretë, Mafsheq, Nojë, Qafë Shtamë, Picrragë, Brret, Borizanë të Bashkisë Krujë, ku në periudha të ndryshme, janë gjetur dhe asgjësuar kubikë të kultivuar me fara kanabis dhe fidanë të dyshuara narkotike kanabis sativa”.
Operacioni nga Komisariati i Policisë Krujë, në bashkëpunim me Shërbimet e DVP Durrës, Forcën e Posaçme Opreacionale, FNSH dhe Komisariatin e Policisë Kurbin, nën drejtimin e Prokurorisë së Krujës.
Mega Operacioni në vijim të 4 operacioneve të zhvilluara më parë, të koduara “Ndëshkimi 1, 2, 3 e 4”, gjatë të cilëve janë arrestuar 27 persona dhe 2 janë shpallur në kërkim.
Pas një hetimi 3 mujor me metoda speciale hetimi, Komisariati i Policisë Krujë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, si dhe në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë së Policisë Durrës e ato të F.L.O-së, finalizuan me sukses Mega Operacionin Policor të koduar “Malësia e Krujës”.
Në funksion të dy procedimeve penale u bë ekzekutimi i masës së sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, për shtetasit:
A. L., 31 vjeç, banues në Mamurras;
M. Ll., 56 vjeç, banues në Mirditë;
L. D., 47 vjeç, banues në Borizanë, Krujë;
N. M., 28 vjeç, banues në Krujë;
M. K., 61 vjeç, banues në Brret, Krujë;
R. K., 56 vjeç, banues në Brret, Krujë;
E. K., 27 vjeç, banues në Brret, Krujë;
Xh. K., 53 vjeç, banues në Picrragë, Krujë;
L. Sh., 36 vjeç, banues në Fushë Krujë;
K. Sh., 32 vjeç, banues në Fushë Krujë;
A. M., 65 vjeç, banues në Krujë;
F. M., 28 vjeç, banues në Krujë;
K. L., 47 vjeç, banues në Cudhi, Krujë;
A. G., 35 vjeç, banues në Mafsheq, Krujë;
F. M., 41 vjeç, banues në Mafsheq, Krujë;
B. K., 31 vjeç, banues në Mafsheq, Krujë;
I. X., 42 vjeç, banues në Nojë, Krujë;
G. K., 36 vjeç, banues në Mafsheq, Krujë;
U bë ndalimi me iniciativë për shtetasin:
A. K., 30 vjeç, banues në Mafsheq, Krujë;
Gjithashtu, po në kuadër të dy procedimeve u bë shpallja në kërkim edhe e 7 shtetasve të tjerë, të përfshirë në veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Rrethit Gjyqësor Krujë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për këta shtetas.
Nga tërësia e veprimeve hetimore e procedurale ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kultivuar bimë narkotike në zonën e pyllëzuar të fshatrave Shkretë, Mafsheq, Nojë, Qafë Shtamë, Picrragë, Brret, Borizanë të Bashkisë Krujë, ku në periudha të ndryshme, janë gjetur dhe asgjësuar kubikë të kultivuar me fara kanabis dhe fidanë të dyshuara narkotike Canabis Sativa.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 33 aparate celulare dhe 1 armë zjarri pistoletë zhurmuese.
Matrialet u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë.