MENU
klinika

Sekuestrohen 1000 çadra e shezlongë

Policia “zbarkon” në Durrës, liron 6000 m2 plazh

12.08.2019 - 10:02

Policia e Durrësit në bashkëpunimin me Task-Forcën e ngritur nga Prefekti i Qarkut Durrës kanë vijuar operacionin për lirimin e hapësirave publike duke vënë ne dispozicion të pushuesve rreth 6000 m2 plazh, pronë publike e zaptuar në mënyrë të kundërligjshme, si dhe sekuestrohen rreth 1000 çadra e shezlongë.

Procedohen penalisht 2 shtetas për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve” dhe “Pushtimi i tokës”.


Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës kanë proceduar penalisht shtetasit: Gj.K., dhe B.Sh., pasi nga kontrolli i ushtruar në plazhin në Sektorin Rinia, u konstatua se këta shtetas kishin zënë me çadra plazhi hapësirat publike në bregun e detit pa leje nga organet përkatëse dhe të pa pajisur me kasë fiskale.

Operacioni do të vijojë në gjithë zonën bregdetare, për të kthyer në dispozicion të qytetarëve çdo hapësirë publike të zënë në mënyrë të kundërligjshme, me qëllim fitimin.