MENU
klinika

Gjuha shqipe

Prishtina mban seminarin në fillimjavë

18.08.2019 - 15:08

        Seminari i Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Shqiptare vazhdon të ruajë traditën e vet. Këtë të hënë, kur edhe zyrtarisht hapet edicioni i 38-të, seminari mbush 45 vjet, – raporton RTKlive.

Seminari do të mbledhë në Prishtinë studiues të shumtë nga vende të ndryshme.

 

 

 

Drejtori i Seminarit, Shkumbin Munishi në një intervistë për KosovaPress, thotë se edhe këtë vit interesimi i studentëve për të mësuar gjuhën shqipe është i madh. Teksa thotë se nuk është i vogël numri i studiuesve që do të marrin pjesë në sesionet dhe tryezat shkencore.

Ai tregon se ka seminaristë dhe studiues që marrin pjesë në këtë seminar për vite me radhë.

E 45-vjetori i seminarit, sipas Munishit do të jetë i pasur me një laramani temash që kanë nxitur kërshërinë e pjesëmarrësve.

Munishi thotë se ka një numër të konsiderueshëm të pjesëmarrësve. Teksa bën të ditur se edhe këtë vit seminaristët vijnë nga vende të ndryshme të botës.

Ai tregon se në kuadër të seminarit do të ketë kurse të gjuhës shqipe në tri nivele, në nivelin e parë, të mesëm dhe atë të lartë. Përveç kurseve, në kuadër të aktiviteteve shkencore, Munishi thotë se do të ketë edhe ligjërata e tryeza të ndryshme që do të mbahen nga profesorë të ndryshëm.

 

 

 

E krahas këtyre, thekson se do të ketë edhe referime shkencore.

Ai bën të ditura edhe temat kryesore të seminarit për sesionet shkencore.

E sikurse edhe viteve tjera, Munishi thotë se interesimi më i madh i pjesëmarrësve vazhdon të mbetet për gjuhën dhe letërsinë shqipe.

Ai flet edhe për rëndësinë e këtij seminarit. Sipas tij, rëndësia e Seminarit të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Shqiptare qëndron në traditën që ka krijuar ky seminar.

Ndryshe, hapja solemne e Seminarit, do të bëhet të hënën, ndërsa punimet do të zhvillohen në Prishtinë deri më 30 gusht.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Shqiptarët, një racë e rrallë; miq e armiq të turqve!”

‘Shqiptarët më 1904-ën’, si i përshkruante gazeta amerikane