MENU
klinika

Studimi

Problemet e gjirit, rrezik për përdorimin e opioideve?

28.08.2019 - 20:02

Ballafaqimi me kancerin e gjirit është i vështirë, dhe depresioni dhe ankthi që mund të vijnë me diagnozën mund të rrezikojnë përdorimin e opioideve ndërsa ulin nivelet e mbijetesës në gratë e moshuara, zbulon një studim i ri.

Hulumtimet e mëparshme sugjerojnë se rreth 40% e pacientëve me kancer të gjirit kanë një lloj të diagnozës së shëndetit mendor.

Në këtë studim, studiuesit analizuan të dhëna për më shumë se 10,000 gra amerikane, 65 vjeç dhe më të mëdha , të cilat ishin diagnostikuar me fazën 1, 2 ose 3 të kancerit të gjiri midis 1 janarit 2006 dhe 31 dhjetorit 2012. Të gjithë pacientët morën si ndihmës terapi endokrine.

Ata me çrregullime të shëndetit mendor të diagnostikuar kishin përdorim më të lartë të opioideve dhe shkallë më të ulët të mbijetesës, sipas studimit.

Përdorimi i opioidit është më i lartë te gratë me kancer të gjirit që vuajnë nga komorbiditete të shëndetit mendor dhe mbetet një problem i rëndësishëm“, kanë shkruar studiuesit.

Këto komplikime të shëndetit mendor kanë kontribuar në “zvogëlimin e mbijetesës në këto gra”, sipas autorëve në studimin e publikuar në 22 gusht në Journal of Onkology Practice.

Së bashku me shfaqjen e nevojës që mjekët të menaxhojnë më mirë shëndetin mendor në pacientët me kancer të gjirit, gjetjet sugjerojnë gjithashtu se mjekët duhet të marrin në konsideratë opsionet e menaxhimit të dhimbjes siç janë terapia fizike, terapia konjitive e sjelljes, masazhi dhe akupunktura – në vend të opioideve.

Marrëdhënia komplekse midis kancerit të gjirit, problemeve të shëndetit mendor dhe përdorimit të opioideve nuk është kuptuar mirë, dhe rezultatet e këtij studimi i ofrojnë klinicistëve provat e nevojshme për të marrë vendime optimale të lidhura me trajtimin e pacientit“, -tha studiuesi kryesor Rajesh Balkrishnan,nga Shkolla e Mjekësisë e Universitetit të Virxhinias dhe Qendra e Kancerit UVA.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Trajtimi dhe si ndodh procedura

Akumulimi i lëngjeve në mushkëri