MENU
klinika

Foto

Protesta për Teatrin/ Rama mesazh aktorëve: Kush ka sy të shikojë…

03.08.2019 - 16:52

Kreu i qeverisë, Edi Rama, ka njoftuar se së shpejti Shqipëria do të ketë një Teatër të ri të Operas dhe Baletit.

Rama shprehet se edhe pse kjo godinë ishte edhe më e mirë se ajo e Teatrit Kombëtarë, të cilën e quan “karakatina e turpshme prej tallashi”, sërish nuk mund të krahasohej me asnjë nga teatrot e Evropës.

Kreu i PS u ka dhënë edhe një mesazh artistëve të cilët protestojnë kundër shembjes së Teatrit Kombëtarë, duke shkruar se përveçse do të jetë një gëzim nga brenda për çdo artist e artdashës, do të rrezatojë edhe nga jashtë, si një kryevepër e arkitekturës bashkëkohore.

POSTIMI I PLOTË:

kolana e librave


SË SHPEJTI SHQIPËRIA do të ketë një TEATËR TË RI TË OPERAS DHE BALETIT (Shihni fotoalbumin e kantierit😉) – Opera, edhe pse ishte ku e ku më e mirë, se sa karakatina e turpshme prej tallashi e Teatrit Kombëtar, nuk krahasohej dot as me teatrot e qytezave të Europës😢

Dhe me këtë rast, kush ka sy të shikojë e mendje të mendojë, mund të shohë (edhe pse ende s’ka përfunduar Salla e Madhe e shfaqjeve), pa asnjë mundim, dallimin si nata me ditën, mes pasionit tonë për të bukurën e për dinjitozen dhe lidhjes së pandashme me shëmtinë e me pisllëkun, të atyre që u vriten sytë nga drita e të resë😳

Ja kështu, njësoj, do të shkëlqejë nesër edhe Teatri i ri Kombëtar, i cili përveçse do të jetë një gëzim nga brenda për çdo artist e artdashës, do të rrezatojë edhe nga jashtë, si një kryevepër e arkitekturës bashkëkohore, falë talentit të arkitektit të famshëm danez Bjarke Ingels e të studios së tij prestigjoze “BIG”👍

(Kjo vlen edhe për ata që e kanë romuzin 3D në majë të gjuhës kur komentojnë, sepse para se të niste ky kantier, 3D ishte edhe kjo këtu😜)