MENU
klinika

The New Yorker

Protestat e Hong-Kongut dhe një dilemë për Xi Jinping

25.08.2019 - 17:12

Para se Hong Kongu të kalonte në kontrollin kinez në 1997, një ekip studiuesish të sjelljes kryen një eksperiment magjepsës. Ying-yi Hong dhe disa kolegë rekrutuan student të kolegjit dhe u treguan atyre një seri imazhesh ikonike qoftë nga Amerika (Mickey Mouse, një kauboj) ose nga Kina (Mbreti Monkey, një dragua). Pastaj ata shtruan pyetje që synonin të nxisin vlerat dhe besimet e tyre. Rezultatet zbuluan se, në varësi të imazheve që u paraqitën, studentët dalllonin menjëherë pikëpamjet e botës kineze dhe perëndimore.

Njëzet e dy vjet më vonë, të rinjtë në Hong Kong e përshkruajnë veten, në masë, si njerëz të Hong-Kongut, më shumë sesa “Kinezë”.

Pakënaqësia e tyre për përfshirjen në rritje të Partisë Komuniste në politikën dhe kulturën e tyre ka nxitur krizën këtë verë. Protestat që filluan, në qershor, në përgjigje të një ligji të propozuar për ekstradim kanë marrë të tjera përmasa tani.

Hong-Kongu po teston vendosmërinë e një prej qendrave ekonomike në botë dhe shkathtësinë e Presidentit të Kinës, Xi Jinping.

Në Pekin, Partia Komuniste në fillim ishte kryesisht e heshtur për trazirat, por, më pas, pas disa incidentesh, media kineze i quajti ata “separatistë” dhe lëvizjen një “revolucion me ngjyra”,  terma të njohur në politikën kineze. Megjithëse Facebook dhe Twitter janë të ndaluar, Partia nisi një fushatë globale të mediave sociale.

Të hënën e kaluar, Twitter akuzoi Kinën për një operacion “të koordinuar të mbështetur nga shteti” “në mënyrë specifike duke u përpjekur të shkaktonte mosmarrëveshje politike në Hong-Kong.”

Këto protesta u shndëruuan në sfidën më të madhe të Partisë Komuniste Kineze që nga kryengritja në Sheshin Tiananmen, tridhjetë vjet më parë. Në vitin 1989, Partia vrau qindra, ndoshta mijëra njerëz.

Këtë verë, zyrtarët e Partisë fajësuan edhe një herë “duart e zeza” për trazirat dhe paralajmëruan protestuesit e Hong-Kongut që të mos “luanin me zjarr”.

Trazirat janë sfidë ndaj instinkteve të Presidentit gjashtëdhjetë e gjashtë vjeçar të Kinës, si personalisht ashtu edhe politikisht. Që nga marrja e pushtetit, në vitin 2012, ai është përpjekur të shuajë të gjitha sfidat për autoritetin e tij. Ai ka hequr kufijtë e mandatit mbi Presidencën e tij, ka arrestuar qindra aktivistë dhe avokatë për të drejtat e njeriut dhe mbikëqyr një spastrim antikorrupsion që ka dënuar 1.5 milion anëtarë të Partisë.

Kështu që rreziku i një goditjeje, ose një vale të papritur të arrestimeve masive, është real.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Deklarata e kandidatit për kryeministër

Britania mund t’i vendosë sanksione Kinës?