MENU
klinika

I pranishëm edhe ministri Lleshaj

“Puna do të jetë kryefjalë”/ Betohet kryebashkiakja e Kurbinit

06.08.2019 - 14:06

Kryebashkiakia e Kurbinit Majlinda Cara është betuar këtë të martë, 6 gusht, ku i pranishëm në këtë ceremoni ka qenë edhe ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj dhe ish-ministrja Lindita Nikolla.

“Puna, puna dhe vetem puna do te jete kryefjale e cdo dite, qe ne t’u kthejme qytetareve te Kurbinit gjithe mbeshtetjen e treguar ndaj nesh dhe te plotesojme me sa mundemi cdo pritshmeri te tyren ne lidhje me administrimin e qytetit duke e kthyer ate ne nje qytet me te dashur, me komunitar dhe me te jetueshem per ne dhe femijet tane”, tha ndër të tjera kryebashkiakja e re.

Fjala e Majlinda Cara:

“Per mua, stafin e bashkise si dhe anetaret e zgjedhur te Keshillit Bashkiak cdo dite ne vazhdim te ketij mandati do te jete nje sfide, per t’i sherbyer me perkushtim maksimal cdo qytetari te Kurbinit, per te ndertuar projekte te reja per zhvillimin e zones ne shume dimensione si: permiresimin e infrastruktures, mireqenien sociale, zhvillimin e turizmit, nderhyrjet ne bujqesi e shume pune te tjera te cilat do marrin udhen e zgjidhjes gjate ketij 4 vjecari.

Puna, puna dhe vetem puna do te jete kryefjale e cdo dite, qe ne t’u kthejme qytetareve te Kurbinit gjithe mbeshtetjen e treguar ndaj nesh dhe te plotesojme me sa mundemi cdo pritshmeri te tyren ne lidhje me administrimin e qytetit duke e kthyer ate ne nje qytet me te dashur, me komunitar dhe me te jetueshem per ne dhe femijet tane.

30 Qershori na ngarkoi nje pergjegjesi te madhe te gjitheve ne, e une jam besimplote se te gjithe sebashku, duke punuar si nje trup i vetem do te jemi ne lartesine e detyres per te sherbyer me korrektesi e profesionalizem ndaj cdo qytetari te Kurbinit, qofshin ato te majte apo te djathte.

Shume pune na presin por ne duhet te tregojme cdo dite, me vullnet te hekurt e vendosmeri maksimale se kurbinasit u rreshtuan ne anen e duhur, besuan e votuan per forcen politike qe ka zgjedhur te jete gjithmone krah tyre.

Edhe njehere shume faleminderit, suksese e mbaresi per gjithesecilin!
Zoti na ndihmofte ne misionin qe kemi marr persiper!”, u shpreh ajo.

GJKKO e dënoi me 1.6 vite burg për dëmin 234 milionë lekë

Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i PS

Fermeri nga Shkodra: S'ka nevojë që të dal në treg!

“Kam shitur 24 ton qepë vetëm përmes Facebook”

EMRAT/ Arrestohet 38-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori

Zbulohen sera me kanabis në Velipojë, mbi 37 mijë fidanë

Shumëllojshmëri të jashtëzakonshme peizazhesh

“Viajeros”: 14 vendet e mahnitshme në Shqipëri

Aktiviteti i djalit të 62-vjeçares! Dëshmia e tij

Tritoli në Shkodër ishte paralajmërim! Pista e hetimit