MENU
klinika

Anti-informaliteti

Rama i prerë/ Gjobë 350 mijë € depozitës në Porto Romano!

11.08.2019 - 11:46

Aksioni anti-informalitet ka goditur një tjetër shkelje për sa i përket hidrokarbureve.

Bëhet fjalë për një  depozitë me një sasi prej 233 mijë litra benzinë të pa deklaruar.

Kryeministri Edi Rama njofton sot se depozita në Porto Romano të Durrësit është zbuluar duke hedhur në treg karburant pa akcizë, përkatësisht ka rezultuar me mangësi në deklarimet e 233 mijë litra benzinë dhe për këtë arsye është aktivizuar masa ligjore ndaj subjektit.


Më tej, kreu i qeverisë përsërit paralajmërimin se operacioni i kthimit në ligjshmëri do të prekë çdo magazinë doganore, jo vetëm për karburantin, por edhe për produktet e tjera pa akcixsë.

“STOPINFORMALITETIT✋ Porto Romano, Durrës – Zbulohet depozita me mangësi në deklarimin e 233 mijë litra benzinë dhe aktivizohet masa ligjore? Operacioni i kthimit në ligjshmëri do të prekë çdo magazinë doganore; jo vetëm për karburantin, por edhe për produktet e tjera të akcizës, për t’u përballur me #ZeroTolerancë?ndaj abuzuesve”, shkruan Rama, ndërsa publikon në “Facebook” video nga subjekti i bllokuar.