MENU
klinika

"Çdo trim që do tentojë të abuzojë..."

Rama iu tregon sërish grushtin abuzuesve: Do paguani shumëfish!

07.08.2019 - 17:37

Kryeministri Edi Rama vijon t’iu tregojë grushtin dhe të paralajmërojë të gjitha bizneset që abuzojnë se do të ndëshkohen dhe do të përballen me ligjin.

Rama publikon në “Facebook” fotot e një tjetër biznesi të bllokuar, ndërsa shkruan se nuk ka asnjë shans që pompat e karburanteve të derdhin naftë, duke thithur lekët që u takojnë konsumatorëve dhe shtetit.

Sipas kreut të qeverisë, çdo “trim” që do tentojnë të abuzojë, do ta paguajë shumëfish.

“Jo jo, s’ka asnjë shans më që pompat e karburanteve të derdhin naftë, duke thithur lekët që u takojnë konsumatorëve dhe shtetit? Çdo “trim” që do të vazhdojë ta bëjë, do kapet dhe do ta paguajë shumëfish? Të gjithë të barabartë para ligjit #ZeroTolerancë ? ndaj abuzuesve”, shkruan kreu i qeverisë.