MENU
klinika

Deri sa të dalë e vërteta, ai dhe PS në rrugë të ndara

Reagon Rama për akuzat ndaj Valdrin Pjetrit

13.08.2019 - 16:12

Kryeministri Rama përmes një postimi në rrjete sociale “Twitter” ka deklaruar se Valdrin Pjetri dhe Partia Socialiste i kanë rrugët e ndara plotësisht deri kur e vërteta ligjore të dalë.

Në statusin e tij, kryeministri Rama, thekson se askushnuk mund të hedhë hije dyshimi mbi të apo Partinë Socialiste, qoftë ky edhe i vëllai.

Statusi i Ramës
Jo Valdrini, po vëllai im të jetë, s’ka shans të hedhë asnjë hije dyshimi mbi PS dhe mbi mua,në raport me ligjin e me besnikërinë ndaj popullit! Përgjegjësia për çdo akt individual të padenjë është individuale.Përgjegjësia jonë është si reagojmë ndaj një akti të padenjë individual!

I edukuar,i zoti,i respektuar familjarisht në Shkodër e kudo ka punuar,po kjo s’mjafton më!Kurrë s’kam menduar se Valdrini mund të fshehë të vërtetën në raport me ligjin,po deri kur e vërteta ligjore të dalë, Valdrin Pjetri dhe Partia Socialiste i kanë rrugët e ndara plotësisht.

E me këtë rast,të tërë ta fusin mirë në kokë: Unë s’kam ndërmend të toleroj askënd dhe as të marr përsipër raportin individual me ligjin të askujt!Shkoj në luftë për çdo ide,qëllim a shok armësh,po kosto veprimesh individuale të dyshuara si ky,as marr më,as lejoj më t’i marrë PS!