MENU
klinika

Gjergj Xhuvani, shuhet...

Regjisori i njohur i kinemasë postkomuniste

14.08.2019 - 15:49

    Regjisori dhe producenti i njohur Gjergj Xhuvani, u nda nga jeta ditën e sotme, në moshën 56-vjeçare.  Skenaristi dhe producenti i më shumë se 15 filmave shqiptarë, prej thuajse një viti kurohej edhe në Romë, ku muajt e fundit po punonte për një produksion të ri kinematografik.

 

 

Albanian director Gjergj Xhuvani.

 

Prej më shumë se një viti, regjisori vuante nga një sëmundje, që siç duket ka ndërprerë edhe punën për filmin e ri.

 

 

 

 

Xhuvani lindi në vitin 1963 në Tiranë, ku edhe u diplomua për artet dramatike. Në vitin 1991, ai realizoi filmin e tij të parë “Bardhezi”, ndërsa produksioni i fundit që la për shqiptarët, është telefilmi me 5 seri, “Në kërkim të kujt”.

 

 

 

 

Autor i filmave të suksesshëm pas viteve ‘90, ndër të cilët kanë spikatur edhe për kritikën, si: “Lindje, Perëndim, Lindje”, “I dashur Armik” dhe “Dashuria e Fundit”, Xhuvani ishte bashkëshorti i aktores së njohur, Luiza Xhuvani.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Rrëfehet Vladimir Prifti

Si shpëtoi nga gremina Ndriçim Xhepa


U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit