MENU
klinika

Pa Messi, Aguero dhe Di Maria

Revolucioni/Zbulohet Argjentina e re!

22.08.2019 - 12:43

Pa Aguero, pa Di Maria dhe pa Messin e pezulluar, është një Argjentinë e re, që do të sfidojë Kilin më 6 shtator, në Los Angeles, dhe më pas Meksikën, pesë ditë më vonë, në San Antonio, Texas.

Albiceleste fillon nga Dybala dhe Lautaro Martinez, por mbi të gjitha spikat përfshirja në listë e Joaquin Correa të Lazio. Ky i fundit është risia e madhe e trajnerit Scaloni. Correa ka luajtur tri ndeshje me kombëtaren argjentinase, të gjitha në vitin 2017.

Me tre mungesa të rëndësishme dhe situatën e Higuain e Icardi të paqartë, sulmuesi bardhekaltër do të përpiqet të shfrytëzojë mundësinë e të mbetet përgjithmonë në kombëtare. Argjentina do të përpiqet përsëri, për herë të pestë, për të punuar për “Copa America” dhe Kupën e Botës, pas turneut të fundit zhgënjyes. Tani po tentohet qëndrueshmëria e një ekipi kombëtar, që nuk ka ngritur një trofe elitar nga viti 1993.

Ja lojtarët e thirrur nga Argjentinës për miqësoret me Kilin dhe Meksikën:
Portierë: Esteban Andrada (Boca Juniors), Franco Armani (River Plate), Agustin Marchesin (Porto).
Mbrojtës: Nicolas Otamendi (Manchester City), German Pezzella (Fiorentina), Leonardo Balerdi (Borussia Dortmund), Marcos Rojo (Manchester United), Lucas Martinez Quarta (River Plate), Gonzalo Montiel (River), Nicolas Figal (Independiente), Nicolas Tagliafico (Ajax).
Mesfushorë: Marcos Acuna (Sporting CP), Leandro Paredes (Paris Saint-Germain), Guido Rodriguez (Club America), Giovani Lo Celso (Tottenham), Nicolas Dominguez (Velez), Rodrigo De Paul (Udinese), Matias Zaracho (Racing), Roberto Pereyra (Watford), Exequiel Palacios (River Plate), Lucas Ocampos (Sevilla), Manuel Lanzini (West Ham), Alexis Mac Allister (Boca).
Sulmues: Joaquin Correa (Lazio), Lautaro Martinez (Inter), Paulo Dybala (Juventus), Adolfo Gaich (San Lorenzo).

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Rrëfimi i ish-ndihmësit të “Tata”-s

“E gjeta Messin që po qante si një fëmijë”