MENU
klinika

'Disney, mos na e prish fëmijërinë'

Rikthehet superfilmi “Home Alone”, version i ri!

07.08.2019 - 16:14

Një ndër filmat e preferuar të Krishtlindjes, “Home Alone” do të rikthehet shumë shpejt!

“Disney” raportoi të mërkurën se filmi klasik i viteve ’90 do të risillet për brezin e ri, së bashku me filmat “Night at the Museum” dhe “Diary of a Wimpy Kid”.

Në filmin “Home Alone”, i cili pati dy pjesë, luante Macaulay Culkin si 8-vjeçari guximtar Kevin McCallister, i cili u detyrua të mbrojë shtëpinë e tij nga dy hajdutë, pasi prindërit e lanë vetëm për pushime (e harruan dmth).

Filmi më pas vijoi me tre pjesë të tjera në vitet 1997, 2002 dhe 2012, asnjëra prej të cilave nuk kishte Culkin si protagonist.

Ato nuk ishin aq të njohura sa dy të parat dhe u kritikuan shumë nga fansat e filmit.

Kjo ka bërë që të ketë sërish reagime negative për rikthimin e filmit të ri!

“Jooooo, Disney mos na e prish fëmijërinë!”, shkruajnë fansat e filmit në Twitter.

Shumë e kanë kritikuar Disney-n për mungesë të originalitetit dhe thjesht nuk janë dakord që “Home Alone” të bëhet sërish nga e para.

Ndonjëherë ca gjëra janë më mirë të qëndrojnë ashtu, siç i mbajmë mend!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN