MENU
klinika

Tremujori i parë 2019

Ritmi i rritjes së punësimit në nivelin 60,3%

15.08.2019 - 19:54

Banka e Shqipërisë vlerëson se ecuria pozitive e tregut të punës në tremujorin e parë ishte pozitive, e karakterizuar nga rritja e shkallës së punësimit dhe ulja e papunësisë.

Sipas Bankës së Shqipërisë, zgjerimi i tregut të punës së bashku me rritjen e shfrytëzimit të kapaciteteve prodhuese, ka krijuar premisa për rritjen e kostove të prodhimit dhe të inflacionit, si indikatorë të drejtëpërdrejtë në rritjen ekonomike të vendit.

Krahas këtyre treguesve edhe politika monetare stimuluese, ka krijuar një ambient financiar të karakterizuar nga norma të ulëta interesi dhe prime të ulëta rreziku, duke nxitur rritjen e kreditimit, të konsumit dhe të investimeve, të cilat kanë mbështetur punësimin.

Sipas BSH-së, në tremujorin e parë të vitit 2019, ritmi i rritjes së punësimit për popullsinë 15-64 vjeç është në nivelin 60,3%, tregues ky 1,4% më i lartë se në të njëjtën periudhë një vit më parë.