22.08.2019 - 12:49
Roma arriti akordin me Chelsean, për të marrë në huazim me të drejtë blerjeje mbrojtësin italian Davide Zapacosta, i cili luante prej dy sezonesh me blutë e Londrës.
Futbollisti kreu vizitat mjekësore dhe hodhi firmën mbi kontratë, ndërsa mjaft i veçantë ishte prezantimi i tij nga klubi i Romës, në një video ku i bashkohej nismës për gjetjen e fëmijëve të humbur.
Kështu në krah të Zapacostës, që u transferua te Roma, shfaqen fotot dhe të dhënat e disa fëmijëve nga vende të ndryshme të botës, që kanë humbur, ku mes tyre spikasin edhe shqiptarët Bleona Mataj dhe Kadri Rexha.