MENU
klinika

Foto

Rrufetë “show” në Durrës, shndritin bregdetin

24.08.2019 - 15:56

Një surprizë e papritur ka qenë mesnata e djeshme për pushuesit në qytetin e Durrësit.

Të gjithë ata kanë pasur mundësinë të shijojnë një pamje spektakolare e dhuruar nga qindra shkarkues atmosferikë.

Qindra rrufe kanë ndriçuar qiellin e plazhit të Durrësit duke krijuar një atmosferë ndryshe nga netët e tjera.

Edhe pse shkarkesat ishin të forta, pushuesit kanë shijuar gjithçka nga ky spektakël natyror.

Kjo atmosferë sa e frikshme aq edhe e bukur, dëshmohet edhe nga fotot e mëposhtme.