MENU
klinika

Qeveria Noli

Rusët me Zogun kundër kryeministrit nacionalist

06.08.2019 - 13:19

Një faqe e plotë e gazetës së ilustruar të përjavshme britanike “The Graphic” (17 janar 1925), ka në qendër një ngjarje të bujshme: rrëzimin e qeverisë së Fan Nolit nga forcat mercenare ruse në shërbim të ish-kryeministrit të arratisur në mbretërinë jugosllave, Ahmet Zogu- shkruan Thanas Mustaqi.

 

 

 

Disa nga pjesëtarët e detashmentit kanë pozuar para aparatit. Dallohen mirë fytyrat, uniformat, dekoratat, gradat dhe armatimi

 

Reportazhi me pesë foto, mban titullin: “Revoltë ditën e Krishtlindjeve në Shqipëri / Ekskluzive për gazetën ‘The Graphic’” (Albania’s Christmas Day Revolt / Exclusive to “The Graphic”)”.

 

 

Skuadroni rus; në plan të parë duken katër topat prej bronzi të prodhimit austriak, kurse tetë mitralozat “Fiat” italianë nuk dallohen. Është një moment përgatitjeje për paradë, pasi numërorët e topit të parë ende nuk kanë përfunduar fiksimin e armës. Duket që ajo ditë dhjetori ka qenë me diell

 

Në fund të faqes është dhe ky lajm i shkurtër: “Krishtlindjet në Shqipëri, nuk ishin një ditë ‘paqeje dhe dashurie për njerëzit’; përkundrazi, ajo shënoi revoltën e Ahmet Bej Zogut kundër Kryeministrit nacionalist, peshkopit Fan Noli dhe qeverisë së tij. Revolta u realizua me sukses të madh, për faktin se, ndonëse qeveria pranoi të luftojë, pati pak viktima nga secila palë, pasi pwr fitoren luftuan edhe oficerë dhe ushtarë rusë, të gjeneralit Vrangel. Këto janë fotot e para të përplasjes (encounter), të marra nga ky vend”.

 

 

Faksimile e të përjavshmes britanike “The Graphic”, që ka publikuar reportazhin për Shqipërinë

 

 

“The Graphic” ishte përjavshme e ilustruar që mbetet shembull i shkëlqyer i një dosjeje historike shoqërore. Dilte të shtunave, që nga 4 dhjetori 1869, me 24 faqe. Mes bashkëpunëtorëve të kësaj gazete ishin figura të tilla të mëdha të letrave angleze, si George Eliot (pseudonim i Mary Anne Evans, 1819-1880), Thomas Hardy (1840-1928), Anthony Trollope (1815-1882) etj.

 

Ndikimi i revistës në botën e artit ishte i madh, ndërsa mes admiruesve të saj të shumtë njihet dhe Vincent Van Goghu (1853-1890). E përjavshmja “The Graphic” vazhdoi të botohet me këtë titull, deri në vitin 1932, kur mbyllet pas 3,266 numrash.

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale