MENU
klinika

Video

Sa do zgjasë aksioni anti-informalitet? Rama jep lajmin

12.08.2019 - 14:24

Kushdo që mendon se aksioni anti-informalitet është thjesht një fushatë e ka gabim.

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot se kjo është sipas tij një “fazë e re e shtetbërjes, e cila do të vazhdojë deri në Qershor 2021”.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, bashkangjitur videos nga Saranda ku u përqëndruan këtë herë kontrollet në hotelet që abuzojnë me shtetin dhe qytetarin, Rama ka këtë mesazh:


“Në Sarandë, me forca të përqëndruara inspektimi nën drejtimin e Drejtores së Përgjithshme, Delina Ibrahimaj, për të goditur subjektet hoteliere, që abuzojnë me konsumatorin dhe shtetin, duke dëmtuar konkurentët e rregullt!

Shumëkush thotë Informaliteti nuk luftohet me fushata, të gjithëve u them kjo luftë frontale që ka nisur, nuk është fushatë po një fazë e re e shtetbërjes, e cila do të vazhdojë deri në Qershor 2021.”