MENU

Burimet më të mira

Sa ushqim duhet të hani për të përfituar hekurin që i duhet trupit

04.08.2019 - 16:39

Krahasuar me njerëzit që hanë mish, vegjetarianët kanë tendencë të konsumojnë më shumë hekur dhe lëndë të tjera ushqyese.

Por hekuri i ushqimeve bimore, nuk përthithet aq mirë sa hekuri heme i mishit. Edhe pse ky mund të quhet avantazh në parandalimin e mbingopjes me hekur, në Shtetet e Bashkuara, 1 në 30 femra humbet gjatë menstruacioneve më shumë hekur nga ç’merr, gjë që mund të shkaktojë anemi.

Femrat që konsumojnë dieta me bazë bimore, nuk kanë vlera të larta anemie për shkak të mungesës së hekurit, në krahasim me ato që konsumojnë shumë mish, por gjatë shtatzënisë të gjitha duhet të marrin sasinë e duhur të hekurit.

Personat e diagnostikuar me mungesë hekuri, duhet që të konsultohen me mjekun për ta trajtuar me anë të dietës, duke qenë se suplementet e hekurit kanë treguar se rrisin stresin oksidativ.

Burimet më të mira të hekurit janë: drithërat e papërpunuara, bimët bishtajore, frutat e thata, farat, frutat e thara, perimet dhe zarzavatet. Por kini parasysh që gjatë vaktit, të shmangni pirjen e çajit, sepse mund të pengojë përthithjen e hekurit.

Konsumimi i ushqimeve të pasura me vitaminë C, mund të përmirësojë përthithjen e hekurit.

Sasia e kësaj vitamine në një portokall të vetëm, mund ta rrisë përthithjen e hekurit nga tre në gjashtëfish, prandaj ata që duan të nxitin përthithjen e hekurit, duhet të zgjedhin frutat në vend të çajit.