02.08.2019 - 17:11
Saga e transferimit të Harry Maguire te Manchester United ka ardhur në fund.
Ka muaj të tërë që Maguire është objektivi kryesor i Djajve të Kuq dhe pas negociatave të vazhdueshme, më në fund thuhet të jetë arritur akordi.
Manchester United i ka dhënë Dhelprave shumën e kërkuar për lojtarin dhe tani ka ardhur drita jeshile e transferimit të tij.
Sipas “The Telegraph”, “Djajtë e Kuq” kanë arritur marrëveshjen me Leicester për blerjen e anglezit për 93 milionë euro.
26-vjeçari do të bëhet mbrojtësi më i shtrenjtë në histori, duke lënë mbrapa Virgil van Dijk, i cili u ble nga Liverpool për 81 milionë euro janarin e 2018-ës.