MENU

The Guardian

Salvini e ka një shans për tu bërë kryeministër

19.08.2019 - 09:03

Po shohim fillimin e aktit dy në dramën e populizmit italian, dhe është një shfaqje midis protagonistëve që e bënë fazën e parë të ndodhtte.

Që nga zgjedhja e vitit 2018, Lidhja e Matteo Salvini është forcuar dhe tani duket se Salvini pritet të jetë kryeministër.

Është një zhvillim që e parashikoi Steve Bannon. Një ditë pasi u krijua koalicioni, Bannon tha për Salvinin dhe liderin e Pesë Yjeve, Luigi Di Maio: “Ata do të qeverisin së bashku, por Salvini është lideri i vërtetë, sepse Di Maio i ngjan EmmanuelMacron.” Kjo ishte një taktike aleancë, sepse në fund të fundit populizmi bazohet në ekzistencën e vetëm një udhëheqësi.

Akti një nga ky fenomen i ri politik Italian, zgjedhjet e përgjithshme vitin e kaluar, treguan një shumicë solide populiste midis elektoratit. Por koalicioni që rezultoi nxori në pah dallimet e thella midis aleatëve.

Zgjedhjet evropiane të 26 majit, në të cilat Lidhja fitoi dy herë më shumë vende në parlamentin Evropian sesa Lëvizja Pesë Yje, i sinjalizuan Salvinit që ishte koha më në fund të drejta për të nisur aktin dy.

Ajo që ne po shohim është në thelb një revoltë e klasave të mesme italiane. Filloi si një protestë kundër pabarazisë, migrantëve dhe korrupsionit; ndërsa tani dëshiron një lider të fortë sesa një aleancë të ndërlikuar.

Nacionalizmi i Lidhjes përfshin mbylljen e porteve për migrantët; planifikimi për vendosjen e gjobave deri në 1 milion euro për këdo që ndihmon një refugjat në det; votimi në Strasburg kundër presidentit të ri të komisionit Evropian dhe synimin për ta bërë buxhetin e ardhshëm një platformë për të sfiduar hapur Evropën mbi rregullat e saj fiskale.

Salvini po përgatitet të tejkalojë ish-aleatët e tij. Por Lëvizja Pesë Yje do të duhej të shndërrohej në një forcë të besueshme për qeverinë dhe garantuese të stabilitetit.

Arsyeja që e ka penguar ta bënte këtë ishte një ideologji që e bëri atë të kryente një seri gabimesh. Ishte një gabim të kundërshtonin nominimin e Romës për Lojërat Olimpike të vitit 2024 dhe Torino për Lojërat Dimërore 2026. Ishte një gabim të kundërshtonin një lidhje treni me shpejtësi të lartë midis Francës dhe Italisë, një autostradë të re në veri të Italisë dhe një projekt për të shpuar naftë në ujërat territoriale larg bregdetit. Lëvizja Pesë Yje ka dhënë përshtypjen se kundërshton modernizimin e vendit.

Si rezultat ajo u poshtërua në zgjedhjet evropiane. Tani, me një votë të mundshme mosbesimi kundër Conte, ajo mund të humbasë kryeministrin e saj të zgjedhur.

Në këtë fazë të re të populizmit italian, nacionalistët do të jenë në krye, ndoshta si rezultat i një marrëveshjeje midis Salvini dhe partisë së Vëllezërve të Italisë mr Giorgia Meloni.

Ajo që do të vijë duket tepër agresive. Akti dy i populizmit italian, nëse Salvini është në krye, do të jetë një luftë e ashpër kundër kujtdo që përpiqet të pengojë atë në rrugën e vet. Kundërshtarët e tij politikë do të duhet të zgjedhin midis formimit të një qeverie koalicioni në parlamentin aktual, duke mbledhur të gjitha forcat anti-Salvini, ose një sfidë tek për tek në votime.

Sido që të jetë, kjo përplasje do të bëhet një lloj referendumi për identitetin kombëtar dhe marrëdhëniet me Evropën. Faza tjetër e luftës politike në Itali është e destinuar të jetë një duel mes ekstremeve.

Maurizio Molinari është kryeredaktori i La Stampa