MENU
klinika

Listat e DxO

Samsung Galaxy Note 10+ mbreti i ri i kamerave!

13.08.2019 - 19:47

Samsung Galaxy Note 10+ 5G është mbreti i ri i kamerave, që qëndron në krye të listimit të DxOMark për të dyja kategoritë, kamera kryesore dhe selfie.

Meqë ndryshimi i vetëm mes modeleve 5G dhe LTE të Galaxy Note 10+ është modemi 5G, pikët aplikohen edhe për këtë model. Le të fillojmë me kamerën kryesore. Pikët e përgjithshme prej 113 janë vetëm 1 më shumë se Huawei P30 Pro. Note mori vlerësimin 118 për fotografitë, vetëm një pikë prapa Huawei.

Ndërsa kamera kryesore është pothuajse e njëjtë me atë të Galaxy S10 5G, që përputhet me rezultatin e përgjithshëm të P30 Pro.

Galaxy Note 10+ bën foto të mrekullueshme me një gamë të gjerë të kushteve të ndriçimit. Pika në të cilën Huawei është më mirë, është skenat e errëta. Fokusi është i shpejtë dhe i saktë, fleshi u vlerësua gjithashtu me pikë të larta.

Kamera e telefotove tani ka një hapje tjetër, f/2.1. S10 5G e kishte f/2.4. Telefoni ruan më shumë detaje edhe në kushtet kur ka ndriçim të dobët.

Pikët për Video prej 101 janë më të lartat. Videot 4K të rregjistruara me Galaxy Note 10+ përmbajnë shumë detaje, ngjyra të ndezura dhe një gamë të gjerë dinamike. Autofokusi dhe gjurmimi i objektit janë të shpejta dhe të sakta, stabilizimi i imazhit është efektiv.

Me pikët 99 për kamerën Selfie, Galaxy Note 10+ e zbret nga froni Zenfone 6. Vlerësimi shënon pikët 103 për fotot dhe 93 për videot, ndërsa Zenfone mori 101 dhe 93 pikë respektivisht.

Kamera frontale prodhon foto dhe video të mrekullueshme me një gamë të gjerë opsionesh. Aftësitë e autofokusit janë ndër më të mirat.