MENU
klinika

Aksioni i policisë

Selenicë, pas vrasjes, policia kap të riun me kallashnikov

08.08.2019 - 12:35

Qarkullonte me armë zjarri kallashnikov me vete, policia arreston 27-vjeçarin në Selenicë të Vlorës.

Arrestimi i të riut me iniciale S.R, u bë gjatë kërkimeve për vrasjen e djeshme ku u ekzekutua në atentat Nikola Ikonomi ose i njohur ndryshe si Laver Tozaj.

27-vjeçari ka qenë i dënuar më parë për vjedhje me armë në Greqi. S. R., u kap afër malit të Beunit në fshatin Matogjin.

Ndaj tij rëndon akuza e armëmbajtjes pa leje.