MENU
klinika

Tendencat e verës

Sezoni i thonjve i frymëzuar nga karamelet Skittles

22.08.2019 - 17:47

Trendi i thonjve që po bën namin së fundmi janë thonjtë shumëngjyrësh, pikërisht si karamelet Skittles.

Për këtë arsye quhet “Manikyri Skittles” dhe është e pamundur të mos e shohësh në çdo faqe thonjsh në Instagram. Pra nëse nuk e ndani dot mendjen për ngjyrën kur shkoni për të bërë thonjtë, atëherë e keni zgjidhjen, përdorini të gjitha ngjyrat.

Më e bukura është se për të realizuar këtë model nuk është e nevojshme t’u përmbahesh rregullave të caktuar. Mund të përdorni cilat ngjyra të dëshironi, si t’i dëshironi. Për t’ju frymëzuar mund t’ju hyjnë në punë modelet e mëposhtme.

 

Ky trend nuk është i ri, pasi është një prej modeleve që shfaqet herë pas here dhe gjithmonë është shumë i preferuar nga vajzat.