MENU
klinika

Shëndeti mendor i nënës

Shenjat dhe simptomat e depresionit pas lindjes që nuk duhen neglizhuar

02.08.2019 - 19:37

Shenjat dhe simptomat e depresionit pas lindjes mund të jenë: ankthi, trishtimi, nervozizmi, të qarët, dhimbjet e kokës, rraskapitja dhe ndjesia e të qenit e padobishme.

Shpeshherë, këto shenja dhe simptoma kalojnë brenda disa ditësh ose javësh. Në disa raste, depresioni i lehtë mund të shndërrohet edhe në depresion të paslindjes.

Shenjat dhe simptomat e këtij të fundit, janë më të dukshme dhe mund të zgjasin më shumë.

  • Ato janë:

*lodhje e vazhdueshme;
*ndryshime në oreks;
*mungesa e dëshirës për ta gëzuar jetën;
*nuk përjetoni emocione ose ju duket sikur jeni në grackë;
*mbyllja në vetvete;
*nuk keni interes për veten ose foshnjën;
*pagjumësi;
*shqetësime të tepruara për foshnjën;
*humbja e interesit seksual ose e reagimit seksual;
*një ndjesi e fortë dështimi ose mospërshtatjeje;
*luhatje të forta humori;
*pritshmëri të mëdha dhe një sjellje tejet kërkuese;
*vështirësi në të kuptuarin e gjërave.

Ndoshta nuk e pranoni ose ndiheni në siklet ta pranoni se po kaloni depresionin e paslindjes.

Nëse keni shenja ose simptoma të tij, është e rëndësishme të vini në dijeni mjekun.