MENU
klinika

Në gjendje të rëndë 6 persona

Sherr mes 2 grupeve në Dibër

15.08.2019 - 21:50

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në Dibër.

Një konflikt mes disa  personave ka ndodhur në orët e mbrëmjes, duke lënë të plagosur rëndë gjashtë persona.

Mësohe se të plagosurit janë goditur me mjete të forta, çka ka bërë që të paraqiten në urgjencën e spitalit në gjendje kritike.

Mësohet se dy grupe janë përplasur fizikisht mes tyre në bulevard. Ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa sherri mes dy grupeve ka vijuar edhe në spital.

Ende nuk dihen shkaqet dhe se sa persona janë përfshirë në këtë përleshje, por pritet që policia të zbardhë ngjarjen e rëndë në vijim.